Vincent Kompany u pyet sërish në një konferencë shtypi për mundësinë që ai të zëvendësojë Pep Guardiolën te Manchester City, skuadra ku ai vetë ka qenë kapiten. Puna e tij e shkëlqyer te Bayern Munich ka forcuar këto zëra dhe ka heshtur kritikët që dyshuan tek aftësitë e belgut kur mori drejtimin e kampionëve bavarezë.
Gjithçka nisi nga një koment i Uli Hoeness, i cili tha se, kur Bayerni mendoi për Kompany si trajner, ata telefonuan Guardiolën. Sipas Hoeness, Pep jo vetëm e konfirmoi, por u tha se Kompany “do të ishte pasuesi i tij te Manchester City”.
I pyetur në konferencë “a e njihni planin e Pep dhe sa kohë dëshiron të qëndrojë te bavarezët”, Kompany u përgjigj: “Në futboll nuk mund të mendosh shumë për të ardhmen. Jam 100% i përqendruar te Bayerni”.
Guardiola e kishte thënë edhe në vitin 2023 se ndjenja e tij ishte që Kompany do ta drejtonte një ditë City, falë njohjes së klubit, dhomës së zhveshjes dhe aftësive të tij taktike e drejtuese. Kompany ka kontratë me Bayernin deri më 2029, por një telefonatë nga City mund të ndryshojë gjithçka.
The post Pasuesi i Guardiolës te Manchester City? Flet Kompany: Në futboll s’mund të mendosh shumë për të ardhmen appeared first on Telesport.











