Notari kosovar, Bledion Meha vazhdon sukseset në arenën ndërkombëtare

Notari i talentuar nga Skenderaj, Bledion Meha, po vazhdon të shkëlqejë në garat ndërkombëtare të notit, duke përfaqësuar me dinjitet Skenderajn dhe Kosovën në kuadër të Klubit të Notit “Dielli”.

Në garat e mbajtura së fundmi në Maqedoninë e Veriut, Bledioni arriti një tjetër sukses të madh sportiv, duke u kthyer me tri medalje të fituara pas paraqitjeve mbresëlënëse në disiplinat ku garoi, transmeton Klankosova.tv.

Ky sukses është dëshmi e përkushtimit, disiplinës dhe punës së vazhdueshme të sportistit të ri, i cili po bëhet krenari për Skenderajn dhe një shembull frymëzimi për të rinjtë që merren me sport.

Notari nga Skenderaj Bledion Meha ngrit lart Kosovën, rrëmben katër medalje në Dubrovnik