AAK-ja ndërron emrin e partisë, Ramush Haradinaj kryetar nderi

Pas zgjedhjes së Ardian Gjinit si kryetar i partisë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e X-të Zgjedhor ka marrë edhe disa vendime të tjera.

Në këtë kuvend, udhëheqësi i deritashëm i subjektit politik, Ramush Haradinaj është zgjedhur si kryetar nderi.

Kurse, nga sot, AAK-ja ka ndryshuar edhe emrin e partisë, ku tash e tutje do të quhet vetëm “Aleanca”.

Gjithashtu, janë marrë edhe disa vendime për ndryshime statutore.

“Po ashtu, u zgjodh edhe Këshilli i Përgjithshëm, me përbërje prej 106 anëtarësh. Përbërjes së Këshillit të Përgjithshëm do t’i shtohet edhe Kryesia e re pas konstituimit, si dhe 3 përfaqësues nga diaspora që kanë marrë më së shumti vota në Kuvend.”, thuhet në njoftimin e Aleancës. /Klankosova.tv