Dusan Vlahoviç do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale këtë pasdite në klinikën Mayo në Londër. Sulmuesi i Juventus pësoi një këputje serioze të muskulit “adductor longus” në kofshën e majtë gjatë ndeshjes të së shtunës së kaluar kundër Cagliari.
Lojtari përjashtoi trajtimin konservativ, në marrëveshje edhe me stafin mjekësor të Juventus, duke zgjedhur ndërhyrjen kirurgjikale si opsionin më të mirë.
Lidhur me kohën e rikuperimit, është ende shumë herët për të përcaktuar: ai do të duhet të presë për ndërhyrjen kirurgjikale dhe, mbi të gjitha, për rehabilitimin. Megjithëse, tashmë përflitet të jetë të paktën 3-4 muaj pushim. Për momentin, një rikthim pritet jo më herët se mesi i marsit.
Ndërkohë, në profilin e tij në Instagram, serbi u dërgoi një mesazh tifozëve të Juventus: “Shihemi së shpejti“. Një shpresë e ndarë nga i gjithë komuniteti i Juventus.
The post Tifozët e Juventus në ankth: Vlahovic operohet në Londër, rikthimi në fushë pas 4 muajsh appeared first on Telesport.











