Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, foli në programin “Qué t’hi jugues” për zërat e një rikthimi të Leo Messit si i huazuar nga Inter Miami. Ai e mohoi kategorikisht një skenar të tillë: “Nuk besoj se është e mundur, sepse Leo ka kontratë dhe ky skenar nuk është marrë kurrë në konsideratë. Leo është gjithmonë Leo dhe mund të japë ende shumë, por nuk është një temë për të cilën do të flasim”.
Sipas tij, çdo debat i tillë është thjesht spekulim. Deco tha se nuk çuditet që emri i Messit brohoritet në minutën e 10-të në “Spotify Camp Nou”, duke e cilësuar argjentinasin si “lojtarin më të mirë në historinë e klubit, krahas Johan Cruyff dhe Ronaldinhos”.
Ai foli edhe për krahasimet me Lamine Yamal: “Janë etapa të ndryshme, lojtarë të ndryshëm. Leo u rrit në një ambient pa presion, në një ekip të konsoliduar, ndërsa Lamine po rritet te Barça në rindërtim”. Deco kujtoi se Messi “krijonte kureshtje” qysh tek ekipi B dhe se cilësia e tij të linte pa fjalë.
The post Deco shprehet qartë dhe prerë mbi një rikthim të mundshëm të Messit te Barcelona appeared first on Telesport.











