Shkurorëzohet një nga çiftet më të mëdhenj të sportit, arsyet e ndarjes së Ivanovic dhe Schweinsteiger

Ish-tenistja Ana Ivanovic (38 vjeçe) ka kërkuar divorcin nga Bastian Schweinsteiger (41 vjeç), ish-futbollist dhe kampion bote me Gjermaninë, pas 9 vitesh martesë. Çifti, një ndër më të njohurit në botën e sportit, u martua në Venezia më 2016 dhe u nda në fillim të këtij viti. Përfaqësuesi i Ivanovic, Christian Schertz, njoftoi në korrik se ndarja ndodhi për shkak të “dallimeve të pajtueshme”.

Ana Ivanovic y Bastian Schweinsteiger confirman su ruptura por "diferencias irreconciliables"

Sipas “Bild”, Ivanovic e paraqiti zyrtarisht kërkesën për divorc në nëntor në Gjykatën e Mynihut. Fituesja e “Roland Garros” 2008, e cila ka qenë numri 1 në botë në tenis, ka kërkuar gjithashtu mirëmbajtjen e fëmijëve në Palma de Mallorca, ku jeton me tre djemtë e saj: Luka, Leon dhe Teo.

Ana Ivanovic y Bastian Schweinsteiger confirman su ruptura por "diferencias irreconciliables"

Sipas “Mail Sport”, ndarja erdhi nga një “krizë e thellë” që lidhej me stilin e ndryshëm të jetesës. Schweinsteiger udhëtonte shpesh për punën si komentator, pas karrierës te Bayerni, Manchester United dhe Chicago Fire, ndërsa Ivanovic dëshironte të kalonte më shumë kohë në Serbi me fëmijët. Në qershor, mediat raportuan se ai ishte parë duke u puthur me një vajzë të re, Silva.

The post Shkurorëzohet një nga çiftet më të mëdhenj të sportit, arsyet e ndarjes së Ivanovic dhe Schweinsteiger appeared first on Telesport.