Xabi Alonso foli pas fitores së thellë në “San Mamés”: “Kemi bërë një ndeshje të plotë, shumë serioze. Kaluam në avantazh me meritë dhe konkurruam mirë. Na duhej kjo fitore, sjell qetësi. Duhet të vazhdojmë përpara”. Pas 5 ndeshjeve radhazi jashtë fushe, trajneri theksoi rëndësinë e momentit: “Ishte një ndeshje e rëndësishme, një nga më të plotat që kemi luajtur”.
Për golat: “I treti ishte supergol. Gjetëm Trent në krahun e djathtë. Të tre golat ishin shumë estetikë”. Për Mbappé: “Ka qenë fantastik, shumë estetik në të dy golat. U lidh shumë mirë me Vini, kemi nevojë për të”. Alonso shtoi se mezi presin të kthehen në “Bernabéu”: “Kanë qenë 6 ndeshje jashtë dhe na ka marrë malli për shtëpinë”.
Në konferencë shtoi: “Ishim shumë të përqendruar, nuk lejuam raste dhe krijuam shumë. Ishte ndeshja më e plotë në një stadium të vështirë”. Për Courtois: “Bëri pritje vendimtare”. Për Güler-Bellingham: “Janë plotësisht të përputhshëm. Ishte vetëm një vendim teknik”.
The post Xabi Alonso ndihet i çliruar nga presioni: Kishim nevojë për këtë fitore bindëse appeared first on Telesport.











