Conte: Treguam personalitet edhe te penalltitë. Juventusi? Një ndeshje si të tjerat…

Antonio Conte, trajneri i Napolit, foli pas fitores dramatike me penallti kundër Cagliarit, pas një serie të gjatë gjuajtjesh nga pika e bardhë: “Ishte vërtet seri e gjatë, kush shkoi te pika e bardhë ishte shumë i saktë. Duhet ftohtësi për ta marrë atë përgjegjësi.

Djemtë bënë një ndeshje të mirë, pësuam gol me fat të keq, pas një devijimi. Pamë që nga fillimi djem premtues si Vergara dhe Ambrosino, ndërsa të tjerë nuk kishin luajtur prej kohësh. Nga tani deri në janar duhet të bëjmë sforco nga nevoja dhe çdo gjë që vjen duhet ta marrim me entuziazëm”.

Për Milinkovic-Savic: “E morëm, sepse e njihnim cilësinë e tij. Zakonisht pret shumë penallti, sot lojtarët e Cagliarit ishin të saktë, por ai priti atë vendimtaren”.

Për stilin e lojës: “Ritmet e ulëta nuk na përkasin. Kur luajmë ngadalë bëhemi të parashikueshëm, duhet gjithmonë intensitet i lartë”.

Për sfidën e fundjavës me Juven: “Është një ndeshje si të tjerat, janë tri pikë në lojë. E respektojmë shumë Juventusin, por synojmë t’i marrim pikët”.

 

The post Conte: Treguam personalitet edhe te penalltitë. Juventusi? Një ndeshje si të tjerat… appeared first on Telesport.