Cristian Chivu u shfaq mëse i kënaqur pas fitores 5-1 të Interit ndaj Venezia në Kupën e Italisë, jo vetëm për rezultatin, por edhe mentalitetin që skuadra tregoi. Ai theksoi se lojtarët nuk u dukën aspak të lumtur për golin e pësuar:
“Nëse mendojnë kështu, jam i kënaqur. Më pëlqeu qëndrimi dhe respekti që patëm për kundërshtarin. Është një grup i motivuar që do të vazhdojë atë që kemi ndërtuar këto muaj”. Chivu u shpreh i lumtur për debutimet në “San Siro”, veçanërisht për lojtarët e Primavera dhe Diouf: “Kishte shumë gjëra të mira sot”.

Trajneri vlerësoi harmoninë brenda ekipit: “Merita është e lojtarëve. Edhe ata që erdhën në verë u pritën jashtëzakonisht mirë. Futbollistët me vite te ky klub kanë krijuar një grup të fortë, të rinjtë janë përshtatur shumë mirë. Jemi të vetëdijshëm për rrugën dhe objektivat, duhet të menaxhojmë çdo moment, edhe kur gjërat shkojnë keq”.
Në fund, Chivu foli edhe për Frattesi: “Davide mori minutat që meritonte…, e di që mund të mbështetem tek ai, është lojtar vendimtar”.
The post Chivu mbi fitoren dhe grupin: Më pëlqeu qëndrimi. Frattesi? Mund të mbështetem tek ai appeared first on Telesport.











