Juventusi ka siguruar një kualifikim të rëndësishëm në çerekfinalet e Kupës së Italisë, pasi mposhti Udinesen me rezultat 0-2, në një sfidë ku ekipi i Luciano Spallettit ishte superior dhe e menaxhoi me qetësi ndeshjen nga fillimi deri në fund.
Zonja e Vjetër kaloi në epërsi në minutën e 23-të, kur Jonathan David finalizoi me qetësi një pasim të saktë, duke goditur në këndin e poshtëm.
VIDEO E GOLIT TE DAVID – VIDEO
Vetëm pak minuta më vonë, David e dërgoi sërish topin në rrjetë (33’), por goli u anulua për pozicion jashtë loje – vendim i konfirmuar nga VAR-i qe gaboi pasi nuk mori lojtarin e duhur ne vijen kompjuterike te matjes.
Edhe Udinese pati një gol të anuluar për pozitë jashtëloje (30’), dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.
Në minutën e 56-të, Juventus u detyrua të kryente një ndërrim të detyruar, me Manuel Locatelli që zëvendësoi Federico Gattin e lënduar. Vetëm pak minuta më pas erdhi momenti vendimtar i ndeshjes: një ndërhyrje në zonë çoi në shqyrtim nga VAR-i, dhe në minutën e 67-të gjyqtari akordoi penallti.
Manuel Locatelli mori përgjegjësinë dhe realizoi në mënyrë perfekte për 0-2, duke mbyllur praktikisht ndeshjen. Në minutën e 81-të, Luciano Spalletti hodhi në fushë Edon Zhegrovën, i cili luajti mbi dhjetë minuta dhe u përdor si zëvendësimi i fundit i Juventusit.
Shqiptari ishte i pandalshëm për aq minuta sa luajti duke treguat uri dhe vendosmeri dhe duke i ngritur në këmbë tifozët në tribuna.
Në kohën shtesë, Juventusi shënoi edhe një herë, kur Joao Mario asisoi te Lois Openda, që shënoi për 3-0. Por edhe ky gol u anulua nga VAR për pozitë jashtëloje milimetrik.
The post (VIDEO) Juventusi siguron kualifikimin, VAR e bën “çorb”. Rikthehet Zhegrova me shkëndija magjike! appeared first on Telesport.











