Lewandowski godet penalltinë më të keqe në karrierë, “paqe” në “Camp Nou” për pjesën e parë (video)

Pjesa e parë në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Atletico Madridit është mbyllur në barazim 1-1. “Colchoneros” kanë kaluar të parët në avantazh falë golit të Alex Baena, një nga blerjet e tyre të bujshme gjatë verës së fundit.

Spanjolli shënoi pasi mori një top të gjatë nga Nahuel Molina dhe duke zënë në befasi mbrojtjen e Barcelonës, nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në portën e Joan Garcia, në minutën e 19-të.

Ndërkohë nuk vonoi shumë dhe erdhi kundërpërgjigjja e katalanasve, të cilët barazuan shifrat me Raphinha-n, në minutën e 26-të. Braziliani shënoi pas asistit të marrë nga Pedri dhe pas një veprimi të bukur në zonë, duke dribluar edhe portierin Jan Oblak në fund.

Në minutën e 36-të, penallti për Barcelonën, pas një faulli brenda në zonë nga Jose Maria Gimenez. Topin e merr Robert Lewandowski, polaku ekzekuton penalltine më të keqe në karrierën e tij, ku topi përfundon shumë larg kuadratit.

SHIHPENALLTINELEWANDOWSKI

The post Lewandowski godet penalltinë më të keqe në karrierë, “paqe” në “Camp Nou” për pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.