Skandal në Angli; ish-lojtari i kombëtares dhe Premier League arrestohet për tentativë pë*dhunimi

Një ish-lojtar i kombëtares angleze dhe Premier League është arrestuar me dyshimin për tentativë përdhunimi, raporton “The Sun”. Lojtari ka luajtur për kombëtaren më 2010 dhe u ndalua në aeroportin “Stansted” pas denoncimit nga një ish-partnere.

Policia njoftoi se ai u lirua me garanci, duke pritur hetimet e mëtejshme. Ish-lojtari tentoi të largohej, por u ndalua në një pikë kontrolli pasaportash në aeroport, ku verifikimet treguan se mbi të rëndonte denoncimi i mëparshëm për tentativë përdhunimi nga një ish e dashur. Agjentët e “Border Force” e ndaluan para se të hipte në një fluturim “low-cost”.

Pas arrestimit, ai iu nënshtrua marrjes së gjurmëve të gishtërinjve dhe mostrës së ADN-së, si dhe u fotografua për dosjen policore. Lojtari qëndroi në qeli deri në ardhjen e avokatit dhe fillimin e marrjes në pyetje, më pas u lirua me garanci deri në fund të shkurtit 2026, njoftoi policia e Essex. Ndërkohë, denoncuesja u intervistua nga specialistë të krimeve seksuale dhe mori mbështetje e këshillim profesional.

The post Skandal në Angli; ish-lojtari i kombëtares dhe Premier League arrestohet për tentativë pë*dhunimi appeared first on Telesport.