“Njerëzit më kanë thënë se kanë rifilluar ta shikojnë futbollin për shkak timin”, – thotë Lamine Yamal, i cili ka shpërthyer te Barcelona dhe kombëtarja e Spanjës, pavarësisht se është vetëm 18 vjeç. Talenti i tij i hershëm dhe i pastër ka lejuar tifozët blaugrana të shijojnë lindjen e një futbollisti unik, që shumë shpejt mund të luftojë për “Topin e Artë”, ndërkohë që pret të luajë Botërorin 2026.
Një sfidë e madhe është menaxhimi i famës. “Është e vështirë të sillem si një 18-vjeçar. Edhe sikur të doja, nuk mund t’ia arrija. Çdo djalë i moshës sime shkon nga shkolla në shtëpi, unë shkoj në stërvitje me fotografët jashtë dhe fëmijët që mbajnë veshur fanellën time”, – tregon Yamal për “60 Minutes”. Ai nuk ka pasur jetë normale dy vitet e fundit: “Do të doja të haja në restorant si një njeri normal, por është e pamundur. Njerëzit do të më ndalonin çdo çast”.
Për këtë arsye, ai zgjedh gjëra të thjeshta; video-lojëra ose të vizitojë familjen. E bën këtë me një mision të qartë: “Qëllimi im është të ndryshoj ditën e njerëzve, nuk dua t’i thyej të gjitha rekordet në futboll. Jam dikush që dëshiron të argëtohet në fushë. Shpresoj që fëmijët të duan të jenë si unë dhe njerëzit të kthehen në shtëpi më të lumtur se më parë, pasi më kanë parë duke luajtur në fushë”.
The post Jo vetëm rekorde, Yamal synon më shumë në karrierë: Shpresoj që fëmijët të duan të jenë si unë appeared first on Telesport.











