La Liga ka vendosur t’i luajë dy ndeshje të javës së 19-të më herët për shkak të Superkupës së Spanjës. Ndeshja kryesore është Barcelona-Atletico Madrid, që do të startojë në orën 21:00. Pas fitores 3-1 ndaj Alavés, katalanasit kanë parakaluar Real Madridin e ndalur nga Girona dhe tani synojnë të mbeten në krye të renditjes.
Në “Spotify Camp Nou” vjen Simeone, i cili ka 8 fitore dhe 2 barazime në 10 ndeshjet e fundit të kampionatit, në rast fitoreje mund të ngjitet pranë Flick në krye të renditjes. La Liga në Spanjë po zhvillohet ngjashëm me Serie A: katër ekipe ndahen brenda 3 pikëve, me Barcelonën në vend të parë me 34 pikë dhe Atletico Madridin të katërtin me 31 pikë, duke pasur ndërmjet Realin (33 pikë) dhe surprizën Villarreal.
Në këtë supersfidë, Yamal do të sfidojë Julian Alvarez, ndërsa në fushë do të jenë edhe Cubarsi, Pedri, de Jong, Dani Olmo, Lewandowski dhe Raphinha, kundër Oblak, Giménez, Giuliano Simeone, Koke, Nico Gonzalez dhe Alex Baena. Barcelona kërkon të shfrytëzojë avantazhin +4 pikë mbi vendin e dytë dhe të regjistrojë fitoren e tretë radhazi në “Camp Nou”.

The post Barcelona-Atletico Madridi, supersfida si provë reale për kreun e La Liga-s appeared first on Telesport.










