Kështu u “kacafyt” Mbappé me arbitrin e katërt: Shikomë mua kur të flas…

Lojtarët e Real Madridit nuk u larguan aspak të kënaqur nga Montilivi të dielën e kaluar, pas barazimit 1-1 me Girona, duke vazhduar kështu ecurinë e keqe, që i bëri të humbin kreun në favor të Barcelonës. Kylian Mbappé, që shënoi nga penalltia, nuk mundi t’u siguronte fitoren shokëve të tij.

Sulmuesi francez pati një përplasje të fortë me arbitrin e katërt, teksa kamerat e “Movistar Fútbol” e kapën momentin nga afër. Mbappé iu afrua për të protestuar mbi një situatë loje, por për shkak të qëndrimit të arbitrit Alejandro Clemente u acarua më shumë dhe i tha disa herë: “Më shiko kur të flas!”

Alejandro Clemente, duke u përpjekur ta qetësonte Mbappé, më në fund e shikoi dhe i tha “më dëgjo”, por francezi nuk i kushtonte më vëmendje. “Pse po shikon atje? Shikomë mua kur të flas!” – i përsëriti ai.

The post Kështu u “kacafyt” Mbappé me arbitrin e katërt: Shikomë mua kur të flas… appeared first on Telesport.