Fitorja e Real Madridit ndaj Olympiacos pati një protagonist absolut; Kylian Mbappé, autor i një super paraqitjeje dhe i 4 golave. Francezi shënoi 3 gola në më pak se 7 minuta, duke u bërë lojtari i dytë më i shpejtë në historinë e Champions-it që realizon një tripletë. Ai e realizoi në 6 minuta e 42 sekonda, shumë pranë rekordit të Mohamed Salah (6’12’’ kundër Rangers më 2022).
Në total, 115 lojtarë kanë shënuar të paktën një tripletë në Champions, mes tyre edhe Vitinha, që shkëlqeu ndaj Tottenhamit. Për t’u kujtuar është edhe “perfect hat-trick” i Mike Newell në vitin 1995, i realizuar në vetëm 9 minuta (me të djathtën, të majtën dhe kokë).
Në krye të renditjes historike të tripletave janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo me nga 8 secili. Messi i ka shënuar të gjitha me Barcelonën; Ronaldo ka 7 me Realin dhe 1 me Juventusin. Pas tyre vijnë Lewandowski (6), Benzema (4) dhe Mbappé (5) – 2 me PSG dhe 3 me Real Madridin. Ndër emrat e mëdhenj janë edhe Inzaghi, Gomez, Luiz Adriano dhe Neymar me të paktën nga 3 tripleta.
The post Mbappé ka tripletën e dytë më të shpejtë në Champions League, ja kush është në krye appeared first on Telesport.











