Estevao Willian, dikur i quajtur “Messinho”, po e lë pas këtë nofkë, sepse po konfirmohet si talent i pavarur. 18-vjeçari i Chelsea po shkëlqen në Londër, teksa ndaj Barçës regjistroi një arritje historike për moshën e tij në Champions League. Ai u bë lojtari i dytë më i ri që shënon në tri ndeshje radhazi të Championsit.
Pas debutimeve pa gol ndaj Bayern Munich dhe Benfica, braziliani ka shënuar kundër Ajax, Qarabag dhe Barcelonës, të tria duke i nisur titullar. Estevao e arriti këtë seri në moshën 18 vjeç, 7 muaj e 1 ditë. Rekordin e ka vetëm Kylian Mbappé, që më 2017, si lojtar i Monaco, shënoi në tre ndeshje radhazi duke qenë 18 vjeç, 3 muaj e 20 ditë.
Francezi madje shënoi edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Borussia Dortmundit, duke arritur në 4 ndeshje radhazi me gol. Estevao mund ta barazojë Mbappé më 9 dhjetor, nëse shënon kundër Atalantës.
The post “Messinho” tejkalohet vetëm nga Mbappé në një rekord të Champions League appeared first on Telesport.











