Me 9 humbje në 12 ndeshje, e ardhmja e trajnerit të Liverpool, Arne Slot është në pikëpyetje, sidomos pas dy humbjeve të fundit në shtëpi, ndaj Nottingham Forest në Premier League dhe PSV në Champions League.
Mediat angleze konfirmojnë se trajneri holandez ka vetëm 1 javë kohë për të shpëtuar vendin. Për pasojëm, ndeshje e së dielës kundër West Ham është vendimtare për Slot, që synon të ndryshojë kurs.
Portieri Alisson, që në mesjavë nuk ishte në portë, pritet të kthehet titullar kundër West Ham. Braziliani u rikthye në fushë të shtunën e kaluar pas gati dy muajsh mungese për shkak të dëmtimit.
Por Arne Slot, rikthimi në portë i Alisson është i rëndësishëm, ndërkohë që në dyshim është Hugo Ekitike. Ai u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi në humbjen ndaj PSV, ndaj sulmuesi është në dyshim për ndeshjen e së dielës.
Slot shtoi se Florian Wirtz mund të kthehet në stërvitje të shtunën pasi humbi dy ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi.
The post Mediat britanike: Slot ka 1 javë kohë për të shpëtuar vendin, rikthehen Alisson dhe Wirtz për ta ndihmuar appeared first on Telesport.











