Liverpool drejt katastrofës, Zielinski rikthen në lojë Interin. Vitinha magjik, një ish-zikaltër ndëshkon Realin (video)

Pjesët e dyta kanë nisur me gola. Në “Metropolitano”, Piotr Zielinski ka shënuar për Interin pas një aksioni të bukur dhe kombinimit fantastik me Bony, duke barazuar shifrat 1-1.

Në “Anfield”, PSV zë sërish ne befasi mbrojtjen e Liverpool dhe kalon në avantazh 1-2. Guus Til shënon për holandezët.

Dy gola të shpejtë në “Parc des Princes”. Kolo Muani shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës për Tottenham në minutën e 50-të, Vitinha barazoi shifrat 2-2 me një tjetër gol të bukur në minutën e 52-të. 7 minuta më vonë, Fabian Ruiz shënon dhe kalon në avantazh 3-2 PSG-në.

Në Pire, Mehdi Taremi shënoi golin e dytë për Olympiacos, por sot është nata e Kylian Mbappe dhe francezi shënoi golin e katërt pak minuta më pas.

SHIKOGOLAT

The post Liverpool drejt katastrofës, Zielinski rikthen në lojë Interin. Vitinha magjik, një ish-zikaltër ndëshkon Realin (video) appeared first on Telesport.