Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League, ku nuk kanë munguar golat. Në “Emirates”, Arsenal po barazon 1-1 ndaj Bayern. Londinezët kanë kaluar në avantazh në minutën e 22-të me Jurriën Timber, i cili shënoi me kokë, pas krosimit të Bukayo Saka nga këndi. Bavarezët barazuan shifrat me yllin e tyre të ri, Lennart Karl, pas asistit fantastik të Serge Gnabry.
Në “Metropolitano”, Atletico Madrid është duke fituar 1-0 ndaj Interit, falë golit të Julian Alvarez në minutën e 9-të. Për golin e argjentinasit u desh edhe konfirmimi i VAR, pasi ziklatrit pretenduan për një prekje të topit me dorë.
Në Pire, Olympiacos e nisi mjaft mirë ndaj Real Madridit, Chiquinho befasoi madrilenët duke shënuar një gol shumë të bukur nga distanca, pas një aksioni fantastik të vendasve në minutën e 8-të.
Në minutën e 22-të, Kylian Mbappe barazoi shifrat 1-1, falë një asisti fantastik nga Vinicius Junior. Dy minuta më pas, Arda Guler asiston, Mbappe shënon me kokë golin e dytë. Në minutën e 29-të, Mbappe kompleton “hat-trickun” pas asistit të Camavinga. Pjesa e parë mbyllet 1-3 për Real Madridin.
Liverpool po barazon në “Anfield” 1-1 ndaj PSV. Holandezët gjetën golin që në minutën e 5-të, Ivan Perisic u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Virgil van Dijk. Dominik Szoboszlai barazoi shifrat në minutën e 15-të.
Surpriza vjen nga “Parc des Princes”, aty ku PSG po mundet 0-1 nga Tottenham. Për londinezët shënoi Richarlison në minutën e 35-të. Braziliani shënoi me kokë, pas asistit që mori po me kokë nga Kolo Muani. Sporting po bën detyrën në shtëpi duke fituar 2-0 ndaj Club Brugge. Vetëm në njërën nga sfidat mungoi goli, Eintracht Frankfurt-Atalanta 0-0.
The post 45′ e para: Spektakël në “Emirates”, Mbappe i jashtëzakonshëm në Pire. Atletico mjaftohet me golin e Alvarez appeared first on Telesport.










