Mesa duket aventurës së Santiago Gimenez te Milan i ka ardhur fundi, një vit pas transferimit nga Feyenoord për 35 milionë euro. Sulmuesi meksikan nuk ka lënë gjumë gjatë këtij viti dhe këtë sezon ka shënuar vetëm një gol në Kupën e Italisë.
Prej ditësh po përflitet për një interes të shtuar të Milanit për sulmuesin gjerman të West Ham, Niclas Fullkrug. “Tuttosport” zbulon se Milan dhe West Ham po punojnë për të finalizuar një shëkmbim të bujshëm gjatë merkatos dimërore, që mund të jetë me leverdi për të dy klubet.
Plani është ky: Gimenez të transferohet te londinezët, Fullkrug të vijë në Milano. Me shumë mundësi huazimi do të jetë për 6 muajt e mbetur të sezonit. Për Gimenez ka interes edhe nga dy ekipe të tjera angleze si Brentford dhe Sunderland, por ideja e shkëmbimit për 6 muaj duket se preferohet shumë nga Milan.
The post Milan projekton shkëmbimin e bujshëm, Gimenez për sulmuesin e njohur gjerman appeared first on Telesport.











