Për Bernardo Silva, që ka fituar pothuajse gjithçka me Manchester City, duket se sezoni 2025/26 mund të jetë i fundit me klubin anglez: “Gjithmonë kam ëndërruar të fitoj tituj, por nuk do ta imagjinoja të fitoja 6 Premier League në 8 vite. Futbolli më ka dhënë më shumë se ç’mund ta imagjinoja, por nuk përfundon këtu. Kam ambicie të mëdha dhe dua të vazhdoj në nivelet më të larta”.
Mesazhi i tij është gjithashtu për kombëtaren portugeze: “Kemi një objektiv të qartë dhe do të luftojmë për të. Pa bërë plane afatgjata, jam i fokusuar te sezoni i fundit te Manchester City. Dua ta përfundoj sa më mirë, të përpiqem të fitoj sërish dhe pastaj të bëhem kampion bote me kombëtaren, ëndrra e çdo portugezi”.
Që nga ardhja te City, Silva është bërë një element kyç, jo vetëm për golat dhe asistet, por edhe lidershipin e ndikimin në momentet vendimtare. Ai përgatitet ta mbyllë kapitullin anglez duke synuar kurorën më të madhe botërore.
The post Bernardo Silva: Kam fituar gjithçka me Manchester City, tani ëndërroj Botërorin appeared first on Telesport.










