Pep Guardiola kërkoi falje për incidentin me një kameraman gjatë humbjes 2-1 kundër Newcastle, pasi ky i fundit regjistroi diskutimin e tij me Bruno Guimarães. “Më vjen turp kur e shoh atë pamje.
Nuk më pëlqen dhe i kërkoj falje operatorit. Me 1000 ndeshje si trajner, nuk jam perfekt dhe bëj gabime. Vetëm mbroj skuadrën dhe klubin tim”, – tha Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes me Bayer Leverkusen në Champions League.

Pamjet u bënë “virale”, duke treguar momentin kur Guardiola i heq kufjet kameramanit për t’i thënë diçka në vesh. Incidenti ndodhi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ku pati edhe një përplasje mes lojtarëve të Manchester City dhe Joelinton.
Pas përplasjes, Guardiola debatoi me Guimarães dhe më pas iu afrua operatorit të kamerës para se të hynte në tunelin e zhveshjeve. Ndeshja u shoqërua me vendime të diskutueshme, përfshirë një faull të mundshëm ndaj Donnarumma në golin e 2-1 dhe dy penallti të padhëna për Phil Foden dhe Josko Gvardiol.
The post Guardiola ndjehet “i turpëruar” pas incidentit me kameramanin, kërkon falje appeared first on Telesport.











