Pas tri fitoreve radhazi (katër duke përfshirë atë në Champions ndaj Kairat), Interi ndalon serinë me një humbje të hidhur dhe të papritur në derbin ndaj Milanit (1-0). Humbja dhemb sepse erdhi kundër rivalëve historikë dhe pavarësisht rasteve të shumta të krijuara nga zikaltrit, si goditjet në shtyllë të Acerbi dhe Lautaros në pjesën e parë.
Chivu kërkoi një Inter të guximshëm dhe skuadra u përpoq me agresivitet, por në pjesën e dytë mungoi finalizimi, sidomos nga Calhanoglu, i cili humbi topin që çoi te goli i Pulisic dhe dështoi në penalltinë e pritur nga Maignan. Edhe Sommer u përball me kritika për golin e Pulisic, pas goditjes së Saelemaekers.
Interi mbetet tri pikë larg kreut, me 4 humbje në 12 ndeshjet e para. Chivu theksoi nevojën për ta përdorur si autokritikë këtë statistikë dhe vazhduar garën er titullit. Performanca dhe shanset e krijuara tregojnë një Inter konkurrues, me Sucic në rritje dhe skuadrën që mund të shpresojë për ndeshjet e ardhshme.
The post Interi, derbi i hidhur dhe humbja që dhemb. Zikaltrit dështojnë të kapin kreun appeared first on Telesport.











