Një ish-ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës kishte shkaktuar skandal pasi nuk është kthyer nga një trajnim zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ishte pjesë e një grupi të FSK-së që po qëndronte në ShBA për trajnim, mirëpo është shkëputur nga grupi dhe ka vendosur të qëndrojë atje.
Lidhur me këtë rast, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi të martën se ushtari është përjashtuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe se janë iniciuar procedurat për kthimin e tij në vend.
“Është përjashtuar nga Kosova dhe janë inicuar procedurat për kthimin e tij në Kosovë. Nuk ka asnjë mundësi që dikush të qëndrojë kur shkon zyrtarisht si ushtar i Kosovës”, tha ai në emisionin KallxoPërnime.
Sipas informacioneve të siguruara nga Nacionale, bëhet fjalë për Edon Arifin, i cili së fundmi ka publikuar edhe një fotografi në Instagram, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Um myti lemza”.












