Aksident në Rrugën e Kombit, vdes një person

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riut është regjistruar në orët e mbrëmjes së të premtes në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë të Mirditës.

Siç raporton A2CNN,  në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një autoveturë, transmeton Klankosova.tv.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi i Shqipërisë  E. B., rreth 24 vjeç.

Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.