“Hajde ta shkelim pak ligjin”, Dukagjin Gorani: Sot e pashë shtetin e Kosovës të vendosur në treg

Gazetari Dukagjin Gorani, ka thënë se sot gjatë seancës e pa shtetin e Kosovës “të vendosur në treg”.

Dukagjin Gorani tha se u kërkua që të shkelet ligji.

E siç thotë Gorani shteti nuk është diç tjetër pos përmbledhje dokumentesh të një vullneti të shprehur në ato dokumente.

“Nuk mirëmbahet shteti nëse ti vendos me t’i shkelesh dokumentet që e kanë ndërtu shtetin. Shteti nuk është diç tjetër pos përmbledhje e dokumenteve dhe vullnetit të shprehur në ato dokumente”, ka thënë ai.