Pas fitores 4-0 ndaj Lituanisë, mesfushori i Holandës, Frenkie de Jong, deklaroi se kualifikimi ishte i domosdoshëm për një kombëtare me traditën e tyre, edhe pse ka pasur periudha kur kjo nuk është arritur, pavarësisht lojtarëve të mëdhenj. Ai theksoi se duhet vlerësuar fakti që Holanda është sërish në Botëror.
De Jong u shpreh se “ekipi pati momente të mira, por periudha pas pushimit, kur u shënuan tre gola në pak minuta, ishte fantastike për publikun”. Megjithatë, ai pranoi se ndeshja pati edhe momente rënieje. E rëndësishme, sipas tij, është që kualifikimi u sigurua dhe “tani fillon e vështira, me synimin që Holanda të shkojë në Botëror në formën më të mirë”.
I pyetur për objektivat në Botëror, mesfushori i Barcelonës u tregua i kujdesshëm: “Është e vështirë të bësh parashikime, sepse ka shumë kombëtare të forta. Edhe ne kemi një skuadër të mirë dhe duam të fitojmë. Nuk ka sens të themi se jemi favoritët”.
The post De Jong: Në Botëror ka shumë ekipe të mira, por edhe ne duam të fitojmë appeared first on Telesport.











