Scott McTominay është tashmë zyrtarisht kandidat për çmimin “Puskas 2025”, i cili i jepet rregullisht golit më të bukur të vitit. Mesfushori skocez shkëlqeu kundër Danimarkës duke hapur rezultatin e ndeshjes me një moment magjik. Ai goditi topin me një roveshiatë mbi dy metra lartësi, një realizim spektakolar që po bën xhiron e botës.
Scotland (1)-0 Denmark – Scott McTominay 3′
byu/977x inManchesterUnited
Ky gol është krahasuar menjëherë me atë ikonik të Cristiano Ronaldos kundër Juventusit, një nga roveshiatat më të famshme në historinë e futbollit. “Magjia” e McTominay ka ndezur entuziazmin e tifozëve dhe ekspertëve, duke e futur atë mes pretendentëve kryesorë për trofeun prestigjioz.





The post Spektakël me roveshiatë në stilin e CR7, goli i McTominay kandidon për “Puskas 2025” appeared first on Telesport.











