Cakolli zbulon peshën reale të partive në qeverisjen lokale

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka treguar se me nga sa banorë udhëheqë secila parti në komunat që kanë fituar.

Sipas postimit të tij në Facebook, LDK-ja do të udhëheqë me 7 komuna, me rreth 550 mijë banorë. PDK-ja me 6 me rreth 490 mijë banorë, dhe më pas janë VV-ja dhe AAK-ja.

Ai thotë se kjo pasqyron më mirë ndikimin real të secilës parti në jetën e qytetarëve dhe peshën e saj demografike, përtej thjesht fitoreve numerike.

“Përtej numrit të komunave të fituara, një mënyrë më domethënëse për të kuptuar fuqinë reale të partive kryesore politike – sipas rezultateve të zgjedhjeve për kryetarë komunash – është të analizohet numri i banorëve që jetojnë në komunat që ato do të udhëheqin. Kjo pasqyron më mirë ndikimin real të secilës parti në jetën e qytetarëve dhe peshën e saj demografike, përtej thjesht fitoreve numerike.

Sipas kësaj qasjeje, të bazuar në të dhënat aktuale të popullsisë (votuesve) për komunat e fituara:

– LDK do të udhëheqë me 7 komuna, me rreth 550 mijë banorë;

– PDK do të udhëheqë me 6 komuna, me rreth 490 mijë banorë;

– LVV do të udhëheqë me 7 komuna, me rreth 420 mijë banorë;

– AAK do të udhëheqë me 5 komuna, me rreth 340 mijë banorë”, shkruan Cakolli, njofton Klankosova.tv.

The post Cakolli zbulon peshën reale të partive në qeverisjen lokale appeared first on Klan Kosova.