Milani po ndjek një pistë të vështirë, por jo të pamundur.
Klubi italian kërkon sulmuesin Robert Lewandowski. Igli Tare ka lëvizur shpejt, sepse bëhet fjalë për merkaton e janarit. Milani ka organizuar një takim me agjentin e polakut, Pini Zahavi, për të eksploruar mundësinë e këtij operacioni tëbujshëm.
Lewandowski nuk e ka të ardhmen të qartë te Barcelona, pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit. Barcelona ende nuk ka marrë një vendim për fatin e tij.
The post Milani “gërmon” nga Barcelona, tenton një goditje të madhe në janar appeared first on Telesport.










