Që nga mbërritja e tij në vitin 2023, Lionel Messi ishte fytyra kryesore e MLS-së, duke fituar trofe e çmime individuale si “Këpuca e Artë 2025” me 29 gola në sezonin e rregullt. Por Thomas Müller, përforcimit të ri të Vancouver Whitecaps, i kanë mjaftuar vetëm 7 ndeshje për të thyer një nga rekordet më të famshme të argjentinasit; efikasitetin golashënues për minutë.
Sulmuesi gjerman 36-vjeçar, pas një karriere të gjatë te Bayern Munich, është përshtatur në mënyrë perfekte në MLS, me 7 gola dhe 3 asistime në 7 ndeshje, duke arritur një mesatare prej 1.16 golash për 90 minuta, më shumë se Messi (1.08) dhe Son Heung-min (1.00).
Müller ka shënuar gjithsej 9 gola dhe dhënë 4 asistime në 9 ndeshje, duke e çuar Vancouver në pozitë të shkëlqyer për “play off”. Ai është gjithashtu 100% i saktë nga penalltitë (6/6), krahasuar me Messin që ka humbur 4 gola nga 84 penallti. Në ndeshjen e parë të “play off” kundër Dallas, Müller realizoi golin e dytë në fitoren 3-0. Me formën e tij të jashtëzakonshme, gjermani po kthehet në yllin e ri të MLS-së.
The post Thomas Müller thyen rekordin e Messit në MLS në vetëm 7 ndeshje appeared first on Telesport.



															







