Pas rikthimit në krye të renditjes, Napoli i Antonio Contes përgatitet për ndeshjen vendimtare të Champions League kundër Eintracht Frankfurtit, me të dyja skuadrat në kuotë të barabartë pikësh. Në konferencë për shtyp, Conte e krahasoi përplasjen me një “Itali-Gjermani”, duke theksuar se “niveli i Serie A dhe Bundesligës është i barabartë, vetëm Premier League është e pakrahasueshme për fuqinë ekonomike”.
Më pas, trajneri shpërtheu për temën e arbitrave: “Nuk dua të flas, sepse sapo dikush flet pak, ndodh gjithçka. E patë, dikush foli dhe ndodhi e gjitha. Sistemi ynë nuk ka themele të forta, mjafton një erë e lehtë që gjithçka të tronditet. Duhet kujdes, gjyqtarët të mos ndihen të detyruar të ndryshojnë çdo herë që thirren te monitori. Jemi bashkëpunues, por në mënyrën e duhur, jo si në të kaluarën”.
The post Conte: Sistemi ynë nuk ka themele të forta, mjafton një erë e lehtë që gjithçka të tronditet appeared first on Telesport.



															








