Sipas asaj që raporton “El Nacional”, Barcelona i ka vënë syrit mesfushorit të Arsenalit, Martin Odegaard, si një objektiv madhor për verën e ardhshme.
Mesfushori norvegjez është në kulmin e karrierës dhe sipas raportimit në fjalë duket se ai dëshiron të rikthehet në Spanjë, pas aventurës zhgënjyese që pati dikur te Real Madrid.
Vetëm se këtë sezon, norvegjezi është i pafat, pasi është dmëtuar dy herë deri tani brenda këtij fillim sezoni. 26-vjeçari duket si profili ideal për të forcuar mesfushën e Barcelonës në aspektin sulmues. Klasi dhe cilësia e Odegaard nuk diskutohet, por dëmtimet e njëpasnjëshme mund të bëhen pengesë serioze për karrierën e tij.
Deri tani nuk përmenden ende shifra dhe detaje të tjera ekonomike, por Odegaard tashmë është një nga lojtarët në listën e Barcelonës për merkaton e verës së ardhshme.
The post Objektivi surprizë i Barcelonës, kërkon “yllin prej qelqi” të Arsenalit appeared first on Telesport.



															






