Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e Premier League, të vlefshme për javën e 10-të. Arsenal është duke fituar 0-2 në transfertë ndaj Burnley. Golin e parë për londinezët e realizoi Gyokeres në minutën e 14-të. Suedezi shënoi me kokë pas një topi të ardhur nga goditja e këndit.
Declan Rice dyfishoi me kokë shifrat në minutën e 35-të, pas krosimit perfekt të Trossard. Pjesa e parë mbyllet në avantazhin e dyfishtë të londinezëve. Armando Broja gjendet në stol për Burnley, pritet për t’u parë nëse do të ketë minuta në pjesën e dytë për sulmuesin kuqezi.
Manchester United është duke fituar po ashtu në transfertë 0-1 ndaj Nottingham Forest. Për “Djajtë e Kuq” shënoi Casemiro me kokë në minutën e 34-të, pas krosimit të Bruno Fernandes nga goditja e këndit. Në rast fitoreje, kjo do të ishte e katërta rresht për United, gjë e jashtëzakonshme për këtë ekip, të paktën në dekadën e fundit.
The post Broja në stol, Arsenal mjaftohet me golin e Gyokeres. Man. United drejt fitores së katërt rresht (video) appeared first on Telesport.










