Alonso bën paqe me Vinicius: Patëm një takim të gjithë. Kërkim-falja e tij ishte e përsosur, foli nga zemra

Xabi Alonso iu përgjigj pyetjeve mbi incidentin me Vinicius në “El Clasico”, duke e mbyllur çështjen: “Të mërkurën, pas dy ditësh pushim, pata një takim me të gjithë. Vini ishte shumë mirë, i përsosur, foli nga zemra dhe me sinqeritet. Polemika u mbyll dhe jam shumë i kënaqur. Që atëherë çështja ka përfunduar”.

Për kërkim-faljen e Vinicius: “Ishte shumë i vlefshëm dhe tregoi sinqeritet. Foli për klubin dhe atë që dëshiron të japë. Më i rëndësishmi ishte mesazhi për shokët e skuadrës dhe tifozët. Nuk ka asnjë hatërmbetje apo hakmarrje”. Për sfidën ndaj Valencias dhe Champions-in: “Duam ta përfundojmë këtë seri ndeshjesh me energji pozitive. Të gjithë janë të motivuar, fokusi është te loja”.

Për Mbappé: “Kylian shënon dhe do të vazhdojë të shënojë. E përgëzoj, do ta mbështesim për fitimin e ‘Topit të Artë’, sigurisht”. Për Vinicius dhe rinovimin: “E shoh të përqendruar dhe me shumë dëshirë. Ka luajtur një ndeshje të madhe ndaj Barcelonës”. Alonso përfundoi: “Të gjithë jemi të fokusuar tek e ardhmja. Të gjithë duan të jenë në fushë, drejtimi është i njëjtë”.

 

The post Alonso bën paqe me Vinicius: Patëm një takim të gjithë. Kërkim-falja e tij ishte e përsosur, foli nga zemra appeared first on Telesport.