Cherki, i magjepsur nga Guardiola: Pep është një gjeni, por edhe pak i çmendur si unë

Talenti francez Rayan Cherki po kalon një periudhë të shkëlqyer te Manchester City. Pas transferimit verën e kaluar nga Olympique Lyon për 36 milionë euro, mesfushori 22-vjeçar ndjehet i përshtatur plotësisht dhe i mahnitur nga trajneri spanjoll.

“Guardiola është një gjeni, por edhe pak i çmendur…, si unë, – shpjegoi Cherki, i cili sapo u rikuperua nga një dëmtim muskulor dhe ishte titullar në fitoren 3-1 ndaj Swansea në “Carabao Cup”. – Kuptohemi shumë mirë. Flasim për gjithçka, është fantastike të punoj çdo ditë me të”.

Cherki, që ka firmosur kontratë 5-vjeçare me Manchester City, theksoi lidhjen me shokët e skuadrës dhe stilin e lojës: “Futbolli është jeta ime. Në këtë ekip gjithçka rrjedh lirshëm, flasim të njëjtin gjuhë në fushë dhe shijojmë çdo moment”.

Ai shtoi rëndësinë e spektaklit për tifozët: “Kur njerëzit vijnë në stadium, dua të argëtohen. Edhe nëse kanë probleme, gjatë ndeshjes duhet të harrojnë gjithçka dhe të largohen me buzëqeshje”.

The post Cherki, i magjepsur nga Guardiola: Pep është një gjeni, por edhe pak i çmendur si unë appeared first on Telesport.