Rivaldo kundër Xabi Alonso: E pëlqen apo jo, Vinicius është lojtari më i mirë në botë sipas FIFA-s

Legjenda braziliane dhe fituesi i “Topit të Artë” më 1999, Rivaldo, komentoi reagimin e zemëruar të Vinicius kur Xabi Alonso e zëvendësoi në “El Clasico” ndaj Barcelonës: “Qëndrimi i tij nuk ishte i drejtë. Nuk pajtohem me atë që bëri, por duhet t’i jepet një shpjegim, sepse nuk është vetëm kjo ndeshje, por një kontekst i zëvendësimeve të tij të përsëritura”.

Ai theksoi cilësinë e jashtëzakonshme të sulmuesit të Real Madridit: “E pëlqen apo jo, Vinicius është ende lojtari më i mirë në botë sipas FIFA-s” (duke iu referuar çmimit ‘The Best’ që ka fituar).

Rivaldo iu drejtua edhe Alonsos: “Një lojtar si Vinicius, me vlerë të madhe për Real Madridin, nuk mund të zëvendësohet në 7 ndeshje radhazi, aq më pak në një ‘El Clasico’ që po fitohej me pak diferencë, ku ai mund të kishte vulosur fitoren”.

Ai shtoi: “Reagimi i Vinicius nuk ishte korrekt, por nervozizmi i tij kuptohet; luante mirë dhe ishte protagonist”. Shpresa është që Vinicius dhe trajneri të bëjnë paqe, sepse të dy punojnë për të njëjtin qëllim; të fitojnë tituj.

 

The post Rivaldo kundër Xabi Alonso: E pëlqen apo jo, Vinicius është lojtari më i mirë në botë sipas FIFA-s appeared first on Telesport.