Në minutën e 60-të të ndeshjes midis Lorient dhe PSG (1-1), sulmuesi parizien Desiré Doué vrapoi në të majtë për të tentuar një krosim, por topi u bllokua nga mbrojtja. Lojtari më pas u rrëzua në tokë, i paaftë të mbante lotët, duke vuajtur nga një dëmtim në kofshë.
Lojtari u trajtua menjëherë nga stafi mjekësor dhe u largua nga fusha tre minuta më vonë me barelë, pasi nuk ishte në gjendje të vinte peshë në këmbë. Lojtari ka kryer vizitat mjekësore dhe mësohet se sulmuesi ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë që do ta mbajë jashtë fushave për disa javë.
Lajmin e konfirmoi PSG: “Fatkeqësisht, gjatë ndeshjes kundër Lorient, Désiré Doué pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë dhe do të jetë jashtë fushave për disa javë. Një kontroll tjetër do të bëhet pas pushimit ndërkombëtar”.
“Ky nuk është një lajm i mirë për lojtarin dhe skuadrën”, tha trajneri Luis Enrique. Doué ka qenë jashtë fushave për më shumë se një muaj këtë sezon për shkak të një dëmtimi në pulpë të këmbës që pësoi ndërsa luante për ekipin kombëtar francez.
The post Doli nga fusha mes lotësh pas dëmtimit, PSG humbet për disa javë talentin francez appeared first on Telesport.



 
															






