BAYERN MUNICH: Thjesht makinë perfekte aktualisht. Kampionat, Champions apo Kupë, verdikti final nuk ndryshon. Rekord i ri Europian

Bayern Munich nuk ndalet dhe makina perfekte ka arritur te 14 ndeshje radhazi me fitore në të gjitha kompeticionet. Skuadra e Kompany dominon në Bundesliga, në Kupë dhe në Champions League.

Kampionët e Gjermanisë kanë siguruar kalimin në rundin tjetër të Kupës së Gjermanisë pas një fitoreje të qartë 4-1 ndaj 1. FC Köln. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë intensive, ku Bayern tregoi superioritetin e tij, megjithëse Köln e nisi për mirë sfidën.

FC Köln kaloi në epërsi prej 1-0 në minutën e 31’ me një goditje me kokë të Ragnar Ache pas një krosi të saktë nga Isak Johannesson. Bayern reagoi shpejt, ku në minutën e 36’, Luis Diaz shënoi golin e barazimit 1-1.

Vetëm dy minuta më vonë, Harry Kane kaloi bavarezët në avantazh 2-1 me një goditje të fortë brenda zonës. Në minutën e 64’, Kane shënoi sërish, pas një kros perfekt nga Joshua Kimmich, duke shënuar me kokë për 3-1.

Për ta vulosur fitore, Michael Olise realizoi golin e katërt në minutën e 72’, duke finalizuar me qetësi një kombinim të luajtur brenda zonës (4-1).

Me këtë fitore, Bayern Munich siguroi avancimin në rundin tjetër të Kupës së Gjermanisë dhe tregon formë të mirë për fazat e ardhshme, duke demonstruar fuqinë sulmuese dhe konsistencën në mbrojtje.

14 ndeshje – 14 fitore. Sot Bayern vendosi një rekord të ri për të gjitha klubet në 5 ligat kryesore europiane.

 

The post BAYERN MUNICH: Thjesht makinë perfekte aktualisht. Kampionat, Champions apo Kupë, verdikti final nuk ndryshon. Rekord i ri Europian appeared first on Telesport.