Interi nuk fal Fiorentina-n dhe pas një pjese të parë ku nuk gjeti dot golin edhe pse tentoi portën me një De Gea fantastik sidomos te Bastoni dhe Di Marco, në pjesën e dytë djemtë e Chivut patën më shumë shanse dhe gjetën rrjetën plot tri herë. Fiorentina vazhdon krizën me 9 javët e para ende pa fitore ku kanë koleksionuar 4 barazime dhe 5 humbje. Stefano Pioli në fije të perit dhe gati i shkarkuar tashmë.
Sakaq, duke u kthyer te ndeshja e sotme, Interi ishte dominues në fushë dhe vetëm një De Gea fantastik dhe një vendim i arbitrit për të mos akorduar penallti te një mbajtje e dukshme me duar në dëm të Pio Espositos, kishin bërë që Fiorentina të mbeten ende në garë. Megjithatë, ekuilibrin e thyu Calhanoglu me një goditje të fortë nga distanca.
Më pas, erdhi edhe goli i Sucic, i pari në Serie A, me një driblim magjik brenda zone ndaj Comuzzos, duke shënuar më pas. Në fund, një penallti i dha mundësinë e “trisit” zikaltërve me Calhanoglu që shënoi edhe të dytin personal. Kështu, zikaltërit shkojnë 18 pikë, aq sa Milani i Allegrit. Ndërkohë, në vend të parë me pikë të barabarta janë Napoli dhe Roma (21 pikë).
The post Interi zbavitet, Sucic “prezantohet” me një gol magjik me driblim dehës. Calhanoglu lider. Ja si ndryshon renditja (VIDEO) appeared first on Telesport.










