Conte në kundërsulm: Ka nga ata që flasin dhe ikin. Arbitrat? Nuk ankohemi, por s’jemi budallenj

Napoli ruajti kreun e Serie A me fitoren 1-0 ndaj Lecce, falë golit të Anguissa dhe penalltisë së pritur nga Milinković-Savić. Megjithatë, Antonio Conte nuk u shfaq plotësisht i kënaqur:

“Në këtë fillim sezoni kemi shumë dëmtime të lojtarëve të rëndësishëm. U fol shumë për përforcime, por humbëm De Bruyne dhe Lukakun. Dikush thotë se po përfitojmë, kjo është absurde. Disa flasin shumë, por ndonjëherë duhet heshtur dhe pranuar që dikush kupton më shumë”.

Trajneri kritikoi edhe qasjen e skuadrës: “Në pjesën e dytë na mungoi qartësia, duhej ta mbyllnim ndeshjen”. Në konferencë, Conte shtoi: “Ka nga ata që flasin e më pas ikin. Më vjen keq për De Bruyne. Disa tani thonë se mungesa e tij është avantazh, absurditet total. Shpresoj që ankesat e disa presidentëve të mos ndikojnë te Rocchi dhe gjyqtarët. Ne jemi të qetë, por jo budallenj”.

The post Conte në kundërsulm: Ka nga ata që flasin dhe ikin. Arbitrat? Nuk ankohemi, por s’jemi budallenj appeared first on Telesport.