Jude Bellingham ishte vendimtar në “El Clásico” e së dielës, duke asistuar Mbappé në golin e parë, shënuar për 2-1 e Realit në minutat e fundit të pjesës së parë. Në total bëri një paraqitje të shkëlqyer, pas rikuperimit nga lëndimi. Ai gjithashtu u përfshi në shkëmbimet e fjalëve dhe rivalitetet e ndezura gjatë ndeshjes ndaj Barcelonës.
Kur Pedri u lëndua dhe Bellingham e preku në ballë për ta ngritur, mesfushori katalanas ra përsëri në tokë. Një veprim i lehtë antisportiv, që gjyqtari Soto Grado nuk e dënoi. Pedri kërkoi kartonin e kuq për anglezin, por Bellingham i tha gjyqtarit “JO, AS ME NEGREIRA”, siç duket në pamjet e “El Día Después” të “Movistar+”.
Një moment tjetër i veçantë ishte penalltia e Mbappé, e pritur nga Szczesny. Ferrán Torres pyeti Vinicius: “Pse nuk e gjuan ti?” Braziliani iu përgjigj shpejt: “Nuk ka rëndësi, e gjuan Kylian”.
The post Pedri kërkoi karton të kuq ndaj tij, Bellingham i ironizoi para kryesorit: Jo, as me “Negreira”… appeared first on Telesport.










