Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve ka thënë se qeveria nuk ka realizuar investime të mëdha.
Kështu deklaroi ai në T7.
“Vendi ynë ka nevojë për projekte të mëdha, për investime që nxisin rritjen ekonomike. Përqindja e ulët e borxhit publik duhet të shfrytëzohet që të rritet për projekte të mëdha, por që deri më tash nuk kemi pa asnjë iniciativë për ndonjë projekt të madh publik nga qeveria. Fatkeqësisht jemi në vitin 2025 e jemi ende pa qeveri, pa investime kapitale apo minimalisht investime. Shohim tani edhe tregun e energjisë elektrike e dimë telashet e mëdha për biznese e amvisëri nga rritja e çmimit, e që ngritja e borxhit publik do të duhej të shfrytëzohej nga qeveria për ndonjë projekt të madh energjetik që do ta shpëtonte ekonominë vendore”, ka thënë Ajvazi.










