Pas disa ditësh stuhie, duket se qetësia është rikthyer në Milanello. Tri humbje në katër ndeshjet e fundit kishin sjellë re të zeza mbi Milanin, duke krijuar dyshime dhe pasiguri për të ardhmen. Përveç disa lojtarëve (nga Leao te Pulisic), edhe Max Allegri dukej në qendër të kritikave. Një situatë që mund ta shtynte trajnerin larg, ndoshta drejt kombëtares, ku thuhet se Giovanni Malagò e dëshiron: “Allegri, trajner i kombëtares? Nëse them diçka instrumentalizohet, por më besoni; nuk kam folur me askënd për këtë”.
Megjithatë, nga “Casa Milan” vjen optimizëm i kujdesshëm. Pas luhatjeve, dëshira për të vazhduar me Allegrin është e përbashkët në klub. Madje ekziston edhe një plan i qartë për ta mbajtur, i cili lidhet me merkaton. Sezoni tregoi se formacioni titullar është i fortë, por alternativat nuk kanë bindur (Odogu, Jashari, Nkunku). Objektivi është zgjerimi i skuadrës për të qenë konkurruese në Itali dhe Europë.
Në verë priten të paktën dy goditje të mëdha, lojtarë me eksperiencë si Rabiot. Drejtuesit duan ta bëjnë Allegrin “manaxher” me më shumë pushtet edhe në merkato, për të heshtur zërat e kombëtares.
The post Milani dhe Allegri…; plani i drejtuesve për t’i rezistuar joshjes së kombëtares dhe mbajtur trajnerin appeared first on Telesport.








