E ardhmja e Robert Lewandowskit është një temë e nxehtë prej javësh, por pas eliminimit të Barcelonës nga Champions-i është ndezur edhe më shumë. Vetë sulmuesi i lindur në vitin 1988, me kontratë që skadon në qershor me klubin blaugrana, foli për TV3 dhe la gjithçka të hapur:
“Kemi ende pak kohë. Klubi e di çfarë mendoj dhe unë kam pasur kohë për t’u menduar. Nuk dua të flas për oferta dhe të ardhmen time. Janë më të rëndësishme ndeshjet që kanë mbetur dhe golat. Që në media del çdo ditë diçka e re nuk është e rëndësishme”.
Barcelona i ka ofruar polakut rinovim me pagë dukshëm më të ulët (aktualisht fiton 20 milionë neto), ndërsa në tavolinën e tij ka oferta shumë të rëndësishme ekonomikisht nga Arabia Saudite dhe një ofertë shumë të rëndësishme nga MLS, por edhe Milani e Juventusi mund të ëndërrojnë.
Risia e ditëve të fundit, sipas Fabrizio Romano, është udhëtimi që agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi, po planifikon drejt Italisë për të kuptuar nëse ekziston mundësia e një transferimi në Serie A deri në verë. Ndërkohë, Tare ka nisur kontaktet e para dhe ëndërron një operacion stil Modric.
The post Agjenti i Lewandowski, tur eksplorues në Itali. Kuqezinjtë dhe Juventusi ëndërrojnë… appeared first on Telesport.








