Shpallja e aktgjykimit për vrasjen e Liridona Ademajt bëhet më 21 prill

Kryetarja e trupit gjykues në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Fatime Dermaku, ka njoftuar për përfundimin e shqyrtimit gjyqësor dhe datën e shpalljes së aktgjykimit.

Ajo bëri të ditur se vendimi për këtë çështje penale do të shpallet më 21 prill në orën 13:30.

“E shpall të mbyllur këtë proces gjyqësor. Aktgjykimi në këtë çështje penale do të bëhet me datë 21 prill në ora 13:30”, tha ajo.

Në këtë rast, të akuzuarit kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në shpalljen e aktgjykimit.