Ekonomisti Safet Gërxhaliu sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka thënë se agjenda politike po e ngufatë ekonominë e vendit.
Ai u shpreh se fati më i madh që e ka Kosova kur flitet për ekonomi është se ka një sektor privat të zhvilluar, por edhe diasporën, që Gërxhaliu e quajti si arterie e funksionimit të shtetit.
“Agjenda politike vërtetë është duke e ngufatur ekonominë e vendit, në këtë drejtim shumë më tepër flitet për çështje politike, në veçanti fokusi është tek zgjedhjet e nivelit lokal, zgjedhje të cilat po ndodhin në kohën kur nuk kemi krijim të institucioneve të votës së shkurtit të vitit 2025, një goditje që vërtetë po rëndon jo vetëm ekonominë e vendit, por edhe jetën e qytetarëve të Kosovës”.
“Aty ku nuk ka institucione, nuk ka funksionalitet, nuk ka përgjegjësi qoftë individuale, qoftë institucionale dhe në këtë drejtim fati më i madh që e ka Kosova kur flitet për ekonomi është se e ka një sektor privat të zhvilluar, apo një sektor privat që ka bërë shumë hapa më shpejt dhe më të avancuar sesa politika dhe kuptohet e kemi një diasporë që ka qenë, është dhe si duket do të mbetet gjatë një arterie e funksionimit të shtetit të Kosovës”, u shpreh ai.










