Neuer: Jemi vetëm në javën e tretë të Champions-it, nuk mund të relaksohemi

Manuel Neuer e mbajti portën e vet të paoprekur ndaj Club Brugge, teksa skuadra bavareze shënoi 4 gola në portën belge, duke regjistruar fitoren e 12-të në po kaq ndeshje të këtij sezoni: “E filluam mirë me një gol të mrekullueshëm. Jemi në një rrjedhë të mirë tani, të sigurt, po e pasqyrojmë këtë besim në çdo ndeshje.

Çelësi është jo vetëm të fitosh, por edhe argëtohesh. Kjo gjë shihet te ne, vëren kënaqësinë e lojës në çdo ndeshje. Jemi vetëm në javën e tretë të Champions League, nuk mund të relaksohemi në asnjë moment. Duhet të vazhdojmë të fokusohemi.

Presioni është i lartë tani, por djemtë që hyjnë po bëjnë një punë shumë të mirë. Shkojmë në ndeshjen me Gladbach plot besim. Ende nuk kemi humbur asnjë ndeshje, duam t’i marrim tri pikët edhe në Gladbach”.

The post Neuer: Jemi vetëm në javën e tretë të Champions-it, nuk mund të relaksohemi appeared first on Telesport.