Vdes një 36-vjeçar në Shtime, Policia po e heton rastin

Një person i moshës 36-vjeçare ka humbur jetën në fshatin Godanc i Epërm, i komunës së Shtimes.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se personi ishte rrëzuar në tokë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Ndërkaq, pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka kryer kontrollin e personit, me ç’rast është konstatuar se ishte pa shenja jete.

“Me datën 13.04.2026, rreth orës 15:15, kemi pranuar një thirrje  nga një qytetar, i cili ka njoftuar se në fshatin Godanc i Epërm – komuna e Shtimes, një person ishte rrëzuar në tokë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore”.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes janë dërguar patrulla policore dhe ekipi emergjent nga Shtimja. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka kryer kontrollin e personit, me ç’rast është konstatuar se ishte pa shenja jete”, thuhet në konfirmim,

Veseli njoftoi se trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa është iniciuar  rasti “Hetim mbi vdekjen”.

“Më pas, lidhur me rastin janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore. Personi i cili ka humbur jetën është L.V., 36 vjeç”.

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa është iniciuar  rasti ” Hetim mbi vdekjen”, thuhet në konfirmim